Gjyshja e 17-vjeçarit të vrarë në Francë ka bërë thirrje që dhuna të ndalet. “Ju drejtohem njerëzve që po bëjnë dëme, ndaloni. Mos shkatërroni shkolla dhe autobusë”,-bëri apel zonja Nadia teksa shtoi se nipi i saj po përdoret thjesht si pretekst.
“Besojini drejtësisë. Jam e lodhur, vajza ime nuk ka më arsye të jetojë”,-shtoi gjyshja e Nahel-it ndërsa shprehej se nuk është e mërzitur me policinë në tërësi por vetëm me efektivin që vrau nipin e saj.
Gjatë natës u bënë 157 arrestime ndërsa autoritetet raportojnë edhe për tre të lënduar mes forcave të rendit.
