Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I dogji lokalin Noizy-t, kushëriri lihet në burg! Kyç gojën në Gjykatë, bëri rezistencë kur u arrestua

13:50 / July 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1688026290 noizydheeraldomusteqja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eraldo Musteqja, kushëriri i reperit Noizy është lënë në burg nga Gjykata e Durrësit, pasi i dogji 2 herë lokalin dhe një herë banesën këtij të fundit. Erlado Musteqe nuk tha asnjë fjalë sot në Gjykatë. Po ashtu mësohet se ai ka bërë rezistencë dhe ka kundërshtuar policët e Durrësit momentin kur u arrestua. Ndaj 26-vjeçarit prokuroria e Durrësit ka ngritur dy akuza, atë të shkatërrimit të pronës me zjarr dhe kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik.

Në sallën e gjyqit, 26-vjeçari nuk ka pohuar, as ka mohuar akuzën për zjarrvënie, ndërsa ka deklaruar se ka reaguar pasi policët kanë ushtruar dhunë ndaj tij. Sipas tij, ka qenë në zonë pranë lokalit për të medituar dhe ka qenë duke u larguar nga aty, kur është përballur me policinë.

Përveç zjarrit të 29 qershorit, Musteqja dyshohet se është autor dhe i dy zjarrvënieve të tjera, njëra më 11 qershor në të njëjtin lokal i cili u shkrumbua thuajse plotësisht dhe më 10 qershor në derën e shtëpisë së familjes së këngëtarit.

Noizy deklaroi se kushëriri i tij është besimtar ekstremist dhe kundër alkoolit dhe muzikës që luhet në lokal. Sipas tij, ky është shkaku i konfliktit mes tyre që çoi në akte ekstreme 26-vjeçarin. Këto mbështeten dhe nga komunikimet mes palëve me mesazhe, ku Musteqja i kërkon të heqë dorë nga droga dhe alkooli, ndërsa i kërkon dhe të shlyejë detyrimin ndaj tij. Një detyrim për të cilin ai nuk ka dhënë shpjegime të tjera deri në këtë fazë të hetimit.

Erlado Musteqe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme, Rama publikon videon e ‘studentëve’ në oborrin e PD: Në Universitetin e Dhunës

20:33 / October 24, 2026

Policia publikon pamjet e mjeteve të përdorura në protestë: Gozhdë, molotovë dhe shufra hekuri, apeli për qytetarët të distancohen nga dhuna

20:22 / October 24, 2026

Protestuesit “lumë” fishekzjarrësh në drejtim të policisë, efektivët i kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

18:31 / October 24, 2026

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.