Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Cili është qyteti shqiptar me më pak krime

19:01 / July 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
burgu itali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në 2022, qyteti i Beratit ka pasur përqindjen më të ulët të kriminalitetit ne vend dhe ka shënuar gjithashtu ulje krahasuar edhe me një vit më parë.

Kryeprokurori Olsian Çela, në raportimin para Kuvendit, tha se Tirana ka numrin e procedimeve në të shumta, por nivelin më të lartë të kriminalitetit, e ka shënuar kryeqendra e veriut, Shkodra.

Olsian Çela, kryeprokuror: Në vitin 2022, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Berat, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Gjirokastër. Sa i përket tendencës, vërehet se rritjen më të lartë e ka qarku Shkodër me 10,64 %, ndërsa qarku Berati cili ka koeficient të kriminalitetit nën mesataren kombëtare rezulton me ulje 25,09 % krahasuar me vitin 2021.

Sipas tij, shqiptarët përfshihen më shumë në krime kundër rendit dhe sigurisë publike, ku peshën më të madhe e zënë çështje të drogës, posedimit të armëve dhe shkelje të rregullave të qarkullimit.
Olsian Çela, kryeprokuror: Ndër grup-veprat penale me numrin më të lartë të procedimeve të regjistruara, evidentohet se veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike përbëjnë numrin më të lartë të procedimeve penale të regjistruara me 29,45 %, por me një ulje 7,53 % krahasuar me vitin 2021. 

Veprat penale vjedhja e pasurisë përbëjnë 26,16 % të numrit të përgjithshëm të procedimeve të regjistruara, të cilat kanë ulje 14,87 % krahasuar me vitin 2021; -veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes 6,08 %, me një rritje prej 4,89 % në krahasim me vitin 2021; -veprat penale që cënojnë regjimin juridik të tokës me 5,05 %, që kanë ulje 33,62 % të numrit të procedimeve të regjistruara në krahasim me vitin 2021.

Në 2022 u pezullua hetimi për 7762 çështje për shkak se autori nuk njihet apo nuk është zbuluar, një numër i lartë, por që është më i ulët se në 2021.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme, Rama publikon videon e ‘studentëve’ në oborrin e PD: Në Universitetin e Dhunës

20:33 / October 24, 2026

Policia publikon pamjet e mjeteve të përdorura në protestë: Gozhdë, molotovë dhe shufra hekuri, apeli për qytetarët të distancohen nga dhuna

20:22 / October 24, 2026

Protestuesit “lumë” fishekzjarrësh në drejtim të policisë, efektivët i kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

18:31 / October 24, 2026

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.