Gentian Bejtja, një eksponent i njohur i botës së krimit, i ka shpëtuar për herë të tretë një atentati të kryer në drejtim të tij, por që ekzekutorët i vranë kunatin (vëllai i nuses). Policia thotë se Ramazan Sino 29-vjeç bashkë me nipin e tij Alvi Bejtja, 13-vjeç (djali i Gentian Bejtjas) u qëlluan në oborrin e banesës. Ramazan Sino ndërroi jetë në vend si pasojë e plagëve të marra, ndërsa i mituri u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës.
Pas atentatit, në Tapizë te Lapidari rreth orës 00:40 është gjetur i djegur një automjet, dyshohet tip “Volkswagen”, i cili mund të jetë përdorur nga autorët për të kryer atentatin.
Dyshohet se autorët atentatit kanë qenë 3 persona, të cilët i kanë zënë pritë Gentain Bejtjas në hyrje të banesës së tij. Autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të Gentian Bejtjas, i cili ka qenë bashkë me familjen e tij, sapo kanë zbritur nga makina. Tre kallashnikovë janë gjetur brenda makinës e cila dyshohet se u përdor për atentatin. Makina është djegur totalisht.
