Ndërprerja e fluturimeve në hyrje dhe dalje të aeroportit Vnukovo të Moskës lidhet sipas Kremlinit me një sulm me dron nga ana e Ukrainës mbi Moskë.
Rusia pretendon se ka rrëzuar dhe kapur disa dronë ukrainas mbi Moskë në atë që e përshkroi si një “sulm terrorist”. Ministria e Mbrojtjes thotë se katër nga pesë dronët “që po shkonin për në Moskë” u rrëzuan, ndërsa një tjetër u bllokua, duke shkaktuar ndërprerje në aeroportet kryesore të kryeqytetit. Prej këtij incidenti fluturimet nga Rusia, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti u devijuan në aeroporte të tjera të Moskës.
“Nuk ka pasur viktima apo dëme si rezultat i sulmit terrorist“, thuhet në deklaratë. Tre dronë u kapën në qiell mbi rajonin e Moskës, me dy prej tyre vetëm 30 km në jugperëndim të Kremlinit. Një dron u zbulua në rajonin fqinj të Kalugas, dhe një tjetër u rrëzua në qytetin Kubinka, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA.
Një dron i pestë u bllokua dhe u rrëzua në rrethin Odintsovo, një zonë periferike në perëndim të Moskës. Nga Kievi nuk ka ende asnjë reagim për pretendimet e Moskës, ndërsa në një skemë të ngjashme autoritetet ukrainase u akuzuan për një sulm me dron në kryeqytet në maj.