Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ambasadorët vendosin për Jens Stoltenberg: I zgjatet mandati dhe me 1 vit në krye të NATO-s

12:53 / July 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jens stoltenberg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadorët e 31 shteteve anëtare të NATO-s kanë vendosur që t’i vazhdojnë edhe për një vit mandatin sekretarit të përgjithshëm të aleancës, Jens Stoltenberg. Sipas këtij vendimi, që u mor në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut të mbajtur në Bruksel më 4 korrik, Stoltenberg do të mbetet në krye të aleancës deri më 1 tetor 2024.

Me këtë vendim iu dha fund spekulimeve lidhur me zgjedhjen e mundshme të pasardhësit të Stoltenbergut në krye të NATO-s. Stoltenberg ka falënderuar shtetet anëtare për besimin e dhënë. “Jam i nderuar nga vendimi i aleatëve në NATO për të vazhduar mandatin tim si sekretar i përgjithshëm. Lidhja transatlantike mes Evropës dhe Amerikës së Veriut e ka siguruar lirinë dhe sigurinë tonë për gati 75 vjet dhe në një botë shumë më të rrezikshme, kjo aleancë është më e rëndësishme se kurrë më parë”, tha ai.

Ka pasur përpjekje që deri në samitin e NATO-s, që do të mbahet në Vilnius më 11 dhe 12 korrik, të arrihej pajtim mes aleatëve për sekretarin e ri të përgjithshëm. Por, duke pasur parasysh situatën globale dhe me sfidat me të cilat po përballet hapësira euroatlantike, është vendosur që Stoltenbergut t’i vazhdohet mandati edhe për një vit.

Vendimi për emërimin e shefit të NATO-s merret me konsensus të 31 shteteve anëtare. Kjo është hera e katërt që i zgjatet mandati Stoltenbergut dhe më 2024 do të bëhen dhjetë vjet që ai do të jetë në krye të aleancës. Më herët gjatë këtij viti, Stoltenberg deklaroi se nuk ishte i interesuar që të mbetet në postin e sekretarit të përgjithshëm pasi t’i skadonte mandati i fundit. Ai veçse ishte emëruar edhe president i Bankës Qendrore të Norvegjisë.

Por, tani ai ka pranuar vendimin e shteteve të NATO-s dhe do të mbetet në krye të aleancës deri në tetorin e vitit të ardhshëm. Aleatët e kanë falënderuar Stoltenbergun për udhëheqjen e tij, për përkushtimin e treguar për ruajtjen e unitetit transatlantik në kohën kur bota po përballet me një prej sfidave më të paprecedentë të sigurisë, pasi Rusia shkurtin e kaluar nisi pushtimin e Ukrainës. Vendimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut do ta konfirmojnë edhe liderët e vendeve anëtare në samitin e tyre në Vilnius të Lituanisë. /REL/

Jens Stoltenberg
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Nufi: Shqipëria drejt një faze të re në NATO, rriten investimet në mbrojtje dhe modernizimin e ushtrisë

14:15 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

Fluks rekord në Rinas, Policia dhe Doganat shtojnë masat: Deri në 56 mijë pasagjerë në ditë

12:50 / July 21, 2026

Begaj pret ambasadorin e ri të Meksikës: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe turistik

12:36 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.