Një 27-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetën në një aksident në zonën e Skylambela të Mykonos, Greqi.
I riu, i cili punonte në një lokal plazhi në ishull humbi drejtimin duke shkaktuar dhe përmbysjen e automjetit.
Në vendngjarje shkuan menjëherë ambulanca, policia dhe zjarrfikësja por i riu që banonte prej vitesh në Mykonos, kishte ndërruar jetë.
