Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U dënua në Shqipëri për abuzim me një 13-vjeçar, “Xhaxhi Bob” dënohet edhe në Britani

22:30 / July 4, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 07 04 at 22.29.06
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 71-vjeçar britanik, i dënuar në Shqipëri për përdhunimin e një fëmije jetim, është dënuar po ashtu me burg në vendin e tij të lindjes. Shkak u bë fakti se kishte krijuar miqësi me familje dhe fëmijë pa u thënë më parë për të shkuarën e tij.

Sipas asaj që raporton The Guardian, Robin Arnold u çonte fëmijëve, të gjithë emigrantë nga komuniteti afrikan të vendosur në Carlisle, Cumbria, dhurata dhe ata e thërrisnin “Xhaxhi Rob”.

Ai u dënua me burg në 2010-n nga një gjykatë në Shqipëri për përdhunimin e një 13-vjeçari. Më herët kishte qenë subjekt i një investigimi të vetë medias britanike The Guardian, mbi një skandal abuzimi seksual me fëmijë, në një jetimore të krishterë në Tiranë.

Arnold, i cili në atë kohë përshkruhej si një shitës 56-vjeçar nga Cromer në Norfolk, kishte qenë ndihmës në jetimoren në fjalë, në të cilën ndodheshin 40 fëmijë e bebe të braktisura.

Ai u ekstradua nga Britania drejt vendit tonë për t’u përballur me gjyqin kundër tij. Prokurorët britanikë thanë se gjykata shqiptare e kishte dënuar në 2010 me 15 vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një 13-vjeçari. Arnold u lirua në 2020-n. E pasi u kthye në vendlindje, në periudhën e Krishtlindjes së 2022-t, nisi të krijonte miqësi me familjet afrikane në qytetin e Carlisle.

Në gjyqin e zhvilluar tashmë në Britani u mësua se 71-vjeçari u ofronte ndihmë këtyre familjeve dhe fëmijëve u blinte dhurata. Prokurori i çështjes Ben Stanley tha se në asnjë moment, Arnold nuk u kishte treguar familjeve në fjalë për të shkuarën e tij kriminale dhe kjo ishte në shkelje të urdhrave të posaçme për parandalimin e sulmeve seksuale.

Teksa e dënoi me 20 muaj heqje lirie, gjykatësi i çështjes tha se i pandehuri kishte dijeni të plotë për urdhrat dhe rregullat në rastin e tij. Gjykatësi tha se 71-vjeçari i theu ato sepse e dinte që familjet në fjalë do ta largonin nëse do të dinin historinë e tij.

Ajo që për gjykatësin ishte edhe më shqetësuese, ishte fakti gjithçka e bëri sepse e dinte që kishte fëmijë dhe se mund të ketë ende instinktet e tij prej dhunuesi seksual. Ai shtoi se Arnold ishte një person që fshihej pas gjysmë të vërtetave dhe gënjeshtrave.

Në gjykatën e Carlisle u mësua po ashtu se ai kishte pasur edhe dy dënime të tjera për sjellje të turpshme me të mitur nga viti 1987 dhe 1994.

Vetë i pandehuri i pranoi akuzat për shkelje të urdhrave për parandalimin e sulmeve seksuale. Por avokatja e tij mbrojtëse, para gjykatës tha se ai vijon ta mohojë akuzën për të cilën u dënua në Shqipëri. Sipas avokates, klienti i saj donte të ndihmonte familjet dhe ishte i motivuar nga besimi i tij i krishterë.

Ndërkohë, një zëdhënës i policisë britanike për The Guardian tha: “Ne punojmë fort për të monitoruar dhe menaxhuar personat që janë subjekte të urdhrave të tillë, si pjesë e punës tonë në mbrojtje të publikut. Ashtu sikurse në këtë rast, ne do të vijojmë të zbulojnë personat që i shkelin termat e këtyre urdhrave parandalues dhe do të bëjmë gjithçka mundemi që ata të shkojnë para drejtësisë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës “Besa” në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat në krye të shqetësimeve

18:39 / September 4, 2026

Italia dhuron 160 mijë viza për rusët: A rrezikohet vendi nga agjentët e Moskës?

18:18 / September 4, 2026

Kuvendi rikthehet pas pushimeve/ Ja datën kur rinisin punimet parlamentare dhe çfarë përmban rendi i ditës

17:43 / September 4, 2026

Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’, Rama: E shpronësojmë, e bëjmë ullishte tokën e sherrnajës

16:01 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.