Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ligj i ri nga socialistët për Presidentin

09:27 / July 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
presidenca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përplasjet e Ilir Metës kur ishte president me shumicën socialiste i detyroi ata të artikulonin për herë të parë “disiplinimin” e Metës përmes një ligji organik për institucionin e Presidencës. Ilir Meta ia la vendin Bajram Begajt, i propozuar dhe i zgjedhur nga socialistët. Në të tilla kushte kur Bajram Begaj u zgjodh për të qenë një president normal e ndryshe nga Ilir Meta, nevoja për një ligj të tillë duhet të arkivohej.

Por socialistët kanë një qasje tjetër. “Ligji për institucionin e presidentit është një domosdoshmëri. Në shtator duhet t’i rikthehemi. Kompetencat janë në kushtetutë për presidentin e Republikës. Ajo që duhet dhe la një domosdoshmëri sot është një ligj për institucionin e presidentit është për mënyrën e funksionimit të institucionit”, tha Taulant Balla.

Ky deklarim ka aktivizuar sirenat e alarmit brenda Presidencës, në kufijtë e asaj që mund të jetë përplasja e parë mes presidentit Bajram Begaj me shumicën e Edi Ramës. Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka zhvilluar një takim me Presidentin Bajram Begaj. Numri dy i qeverisë shqiptare është parë të hyjë në Presidencë rreth orës 13:15 dhe ka dale prej aty pas rreth 45 minutash.

Janë diskutuar çështje të rëndësishme të lidhura me dy institucionet. Projekt-ligji për institucionin e presidencës, mendohet të jetë një nga çështjet e nxehta mes palëve, duke marrë shkas dhe nga informacionet e siguruara nga burimet parlamentare. /Top Channel/

president PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.