Shërbimi Sekret Amerikan po heton për gjetjen e një sasie kokaine në Shtëpinë e Bardhë. Kokaina u gjet në anën perëndimore të Shtëpisë së Bardhë ku ndodhet dhe zyra Ovale, por dhe zona ku qëndrojnë ndihmësit dhe stafi presidencial dhe u evakuua menjëherë pas zbulimit.
Një zyrtar i lartë i zbatimit të ligjit i tha CBS News, se substanca u gjet në një ambient që përdorej nga stafi i Shtëpisë së Bardhë dhe të ftuarit, për të ruajtur telefonat celularë.
Një test paraprak, i cili u raportua fillimisht nga Washington Post, më vonë konfirmoi se ishte kokainë. Zëdhënësi i Shërbimit Sekret të SHBA, Anthony Guglielmi nuk e konfirmoi zbulimin, por tha për Washington Post se substanca po i nënshtrohej testimit të mëtejshëm.