Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Edhe ambasadori Zingraf përfundon mandatin: Gjermania do ta mbështesë politikisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

13:55 / July 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 21
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf do të largohet nga Shqipëria për të marrë një detyrë re, pas përfundimit të mandatit 4-vjeçar si ambasador në vendin tonë. Në pritjen e tij të lamtumirës, ai falenderoi të gjithë partnerët dhe miqtë kombëtarë dhe ndërkombëtarë për bashkëpunimin e shkëlqyer, dhe të gjithë shqiptarët për mikpritjen e tyre. Gjatë fjalës së tij, Zingraf vlerësoi se për 4 vite rresht ai dhe bashkëshortja e tij janë ndier në Shqipëri njësoj si në shtëpinë e tyre.

“Këtu në mes të qytetit, rrethuar drejtpërsëdrejti prej zhurmave të jetës së përditshme të këtij qyteti miqësor dhe shumëngjyrësh. Larmia e kulturës, historisë, peizazheve dhe besimeve fetare të Shqipërisë na kanë pasuruar shumë”, vlerësoi ai.

Zingraf çmoi bashkëjetesën paqësore dhe tolerancën mes besimeve fetare si një arritje të madhe, për të cilën Shqipëria mund të jetë krenare, dhe të cilën shqiptarët me siguri do ta mbështesin dhe mbrojnë në mënyrë aktive. “Shqipëria dhe rajoni i saj janë pjesë e palëvizshme hartës politike evropiane, bisedimet e anëtarësimit po realizohen, në Tiranë është zhvilluar një samit i BE-së me Ballkanin Perëndimor, pas verës do të kemi kënaqësinë e Ministerialit dhe Samitit të Procesit të Berlinit”, evidentoi ai.

Sipas tij, “Gjermania dhe Shqipëria janë sot më të lidhura se kurrë dhe në shumë qytete gjermane ka fluturime direkte, turistë gjermanë janë duke ardhur në shifra të mëdha si vizitorë kureshtarë dhe të hapur”. Zingraf siguroi se “Gjermania do të vazhdojë të punojë në mënyrë aktive këtu në vend për përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë shqiptarët e në mënyrë të veçantë në përmirësimin e mundësive të të rinjve dhe atyre në zonat rurale”.

Peter Zingraf
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Veliaj rikthen Sara Goxhajn si nënkryetare të Bashkisë së Tiranës, emëron edhe ish-deputetin dhe ish-prefektin Sadi Vorpsi

23:01 / October 5, 2026

Tabaku për lejen e ndërtimit te parku Tajvan/ Pa garë, pa konkurs e pa procedurë

20:39 / October 5, 2026

Agron Malaj në Kuvend: Banorët e Klosit, Xibrit dhe Martaneshit kërkojnë zgjidhje për shqetësimet e tyre

19:51 / October 5, 2026

Reforma territoriale, deputetët Braçe dhe Sinaj votojnë kundër propozimit të hartës me 46 bashki

13:09 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.