Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Alain Bauer: Shteti francez po shpërbëhet

14:51 / July 5, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1688561065xcaptureeepng 282
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej 5 ditësh Franca është një fushëbeteje. Për La Bussola Quotidiana, kriminologu, këshilltar i Sarkozy, shpjegon përshpejtimin e një krize autoritare që i përket viteve ’70, të cilës po ja shikojmë efektet që rrezikojnë të përhapen si njollë vaji.

Kolonat e tymit ngrihen nga karkasat e makinave, të njësive vendore, të stacioneve të policisë dhe të dyqaneve në flakë errësojnë qiellin e Francës tashmë prej 5 ditësh. Ndërsa agjentët e policisë të veshur si njësitë antiterror vazhdojnë të luftojnë për ta përhapur turmën, në mure shkruhet kudo, «Policia vret».

Skena prej vendi nën rrethim shohim kudo. Flasim me Alain Bauer, profesor i Kriminologjisë në Conservatoire National des Arts et Métiers, përveçse në New York dhe Pekin, autor i nja 40 librave mbi kriminalitetin, ka qenë këshilltar i Michel Rocard dhe ka qenë konsulent i ish presidentit Nicolas Sarkozy dhe i Manuel Valls mbi çështjet e sigurisë dhe terrorizmit.

Mbi 40000 policë dhe xhandarë janë rreshtuar gjatë 5 ditëve të fundit janë mbytur nga dhuna dhe janë udhëzuar të mos përgjigjen. Profesor, shteti francez po shembet?

Le të themi se shteti qendror në Francë po has gjithnjë e më shumë vështirësi për t’i afirmuar autoritetet e tij dhe se shembja e tij, qysh ka zgjedhur të “bëhet anglosakson” në mesin e viteve ’70 po përshpejtohet, sidomos në fushën e sigurisë publike. Franca është një shtet komb në kuptimin e vërtetë të fjalës. Shteti ka krijuar kombin. Kudo kombet kanë krijuar shtetet e tyre (shpesh të federalizuar).

Si shpjegohen trazirat e dhunshme dhe si e gjykoni evolucionin e protestave?

Çdo vdekje duket e padrejtë dhe çdo vdekje e dhunshme në një përplasje me policinë është akoma më shumë. Zakonisht reagimi i dhunshëm shtyhet për një periudhë me pak net. Me përjashtim të situatës së jashtëzakonshme të përjetuar në viti 2005.

Ka një lidhje midis të ashtuquajturave “territore të humbura të republikës” dhe protestave të dhunshme që po përhapen si njollë vaji në të gjithë vendin kundër policisë dhe çdo lloj institucioni?

Është shumë e mundur, por problemi se po përhapet në territor është gjenerata e humbur e Tik Tok që duket se është bërë subjekti, protagonisti.

Besoni se rrjetet sociale kanë një përgjegjësi në këtë dhunë?

Rrjetet sociale e përshpejtojnë dhe e zgjerojnë përhapjen e çdo gjëje. Veç kësaj, mundësojnë dhe ushqejnë konkurrencën midis individëve dhe grupeve…

Policia është më shumë në shënjestër respektivisht së kaluarës?

Efektivisht, situata, sidomos për forcat e rendit, është përkeqësuar shumë pasi policia gjendet duke u përballur përditë me të rinj që ndjejnë se pësojnë shkelje dhe kontrolle të pajustifikuara dhe gjenden të konkurrojnë për kontrollin e territorit të saj.

Ekziston vërtet rreziku i një lufte civile?

Ekziston rreziku që revoltat të përhapen e të zgjerohen më shumë, por zemërimi po transformohet në plaçkitje, gjë që paradoksalisht tregon një ngecje në konfrontim. Objektivi i ardhshën do të jetë natyrisht Parisi dhe “pasuria” e supozuar e tij”.

Është një revoltë që sheh si protagonistë të rinjtë, sidomos minorenët. Mbi kë mund të mbështetet për ta sjellë qetësinë?

Familjet: zakonisht të fundit që dëgjohen.

Përfundimisht, çfarë sugjeroni të bëhet për sigurinë kombëtare?

Rehabilitimi dhe përgjegjësimi i prindërve dhe i familjeve. T’i heqim ata nga gjendja e tyre e infatilizimit si “përdorues” të thjeshtë dhe të forcojmë statusin e tyre si qytetarë aktivë.

Franca është në pragun e një frakture identtitare?

Jemi përballë një humbjeje të parametrave të rregullimit dhe organizimit të shoqërisë, pavarësisht nga origjinat.

Përgatiti: Armin Tirana

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Kosova duhet t’i japë fund paralizës politike! Uniteti kombëtar, më i rëndësishëm se kurrë

10:48 / September 4, 2026

Witkoff dhe Kushner drejt Kievit e Moskës, SHBA intensifikon përpjekjet për një zgjidhje të luftës Rusi-Ukrainë

09:57 / September 4, 2026

Vance për konfliktin me Iranin: Kjo nuk është luftë! Trafiku në Ngushticën e Hormuzit është “pothuajse normal”

09:37 / September 4, 2026

Maduro dhe gruaja e tij kërkojnë rrëzimin e akuzave për trafik droge: Gëzojmë imunitet

17:38 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.