39-vjeçari shqiptar që u rrëzua nga një kantier ndërtimi para një jave në Greqi, ka ndërruar jetë mesditën e sotme në spital.
Mediat greke shkruajnë se 39-vjeçari ra nga një skelë rreth tetë metra e lartë, nga ku u transportua menjëherë për në spital.
Ai jetonte në Rethymno të Greqisë prej vitesh dhe ishte babai i dy fëmijëve.
