Artan (Marius) Tafani, i cili është në kërkim për grabitjen e 30 mije eurove pak ditë më parë në një pikë valutore në zonën e Astirit në kryeqytet, është një emër i njohur për autoritetet, pasi dyshohet se është përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale.
Sipas mediave, dyshohet se Tafani mund të jetë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë.
Edhe makina e vjedhur që u gjet në garazhin e bashkëpunëtorit të tij pas zbardhjes së grabitjes dyshohet se do përdorej në ngjarje të tjera kriminale.
