Inspektorati i Peshkimit në bashkëpunim me grupin e Task-Forcës dhe Policinë Kufitare, kanë kryer kontrolle në vijën bregliqenore të liqenit të Ohrit.
Një varkë e peshkimit është sekuestruar nga policia, pasi kryente gjueti të paligjshme në liqenin e Ohrit.
“Në zbatim të Planit të Masave për evidentimin dhe parandalimin e gjuetisë së paligjshme në vijën bregliqenore Inspektorati i Peshkimit qarku Korçë në bashkëpunim me grupin e Task-Forcës, OMP Pogradec dhe Policinë Kufitare kanë kryer kontrolle në vijën bregliqenore të liqenit të Ohrit. Gjatë kontrollit është sekuestruar një mjet peshkimi në gjueti të paligjshme. Autoritetet kanë shtuar kontrolle të shumta kohëve të fundit në vijën bregliqenore në Pogradec, sa i përket gjuetisë së paligjshme”.
