Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Artan Hoxha: Mos u besoni gazetarëve e analistëve që lëvizin me ‘Range Rover’ apo makinë 150 mijë euro

20:55 / July 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan hoxha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha ka përmendur në Newsroom një nga problematikat që penalizon reporterët në punën e tyre. Hoxha tha se kur shikon një reporter që drejton një automjet luksoz që tejkalon të ardhurat e tij, atëherë ai nuk mund të konsiderohet më një gazetar. Të njëtën gjë shtoi dhe për drejtorët.

Sipas gazetarit Hoxha, nëse një drejtues i një medieje apo një efektiv policie jeton në vilë luksoze dhe mban në dorë ora të markave të shtrenjta, tregon se ai është rreshtuar në krahun e tyre që duhet të luftojë. Hoxha tha gjithashtu se edhe publiku e bën dallimin mes një reporteri me katër xhaketa në total dhe një analisti që bie në sy nga kostumi i kashmirit.

“Një pjesë e mirë e elementëve që na penalizojnë ne në punën tonë varet ekskluzivisht nga karakteri i reporterit, nga pasioni që ka për punën…Nëse takon në rrugë reporterë që dalin me Range Rover, ai nuk është më pastaj reporter. Pra nëse ti takon një drejtor televizioni që të vjen me makinë 150 mijë euro. Më fal..por unë kam qenë me atë dikur me golf sintetik.

Dhe kur ti papritmas shikon që ai është me një vilë që bën 3 mln euro në një vend dhe ka një vilë tjetër në plazh që bën 1.5 mln euro, atëherë më fal por këtu ndryshon krejt historia, nuk ndodh kjo. Në botë kjo ndodh në këto vendet gjysmë-demokraci, ne duhet t’i ndajmë gjërat. T’ja bëjmë të qartë publikut. Publiku besoj i dallon se kur sheh një gazetar atje, ose një reporter që del në televizion dhe ka nja 4 xhaketa, duhet ta dijë se është më afër të vërtetës sesi ai analisti që del me kostumin prej kashmiri dhe ai që ka orën nja 30 mijë euro. Edhe ai polici, nëse e sheh me makinë private Range Rover ose me orë të shtrenjtë, ai anon tek ata që duhet të luftojë sesa ata që duhet të mbrojë,”- tha Hoxha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.