Studentët po protestojnë kundër vendimit të qeverisë, që i detyron ata që të punojnë 5 vite pas mbarimit të studimeve, që pastaj të marrin diplomën. Një nga studentët në vitin e pestë të mjekësisë, është shprehur se ky vendim është absurd dhe bie ndesh me të drejtat themelore të njeriut.
“Dje ka dalë një vendim absurd dhe marrëzi e radhës që bie ndesh me të drejtat kushtetuese dhe të drejtat themelore njeriut. Na privohet e drejta e lirisë së lëvizjes për punësim ose rritje profesionale. Sipas tyre, ose paguani gjobën ose firmën që për ne është absurditet që kurrsesi nuk mund të pranohet”.
Sipas tij, thirrja e studentëve nuk është për t’u larguar, por për të përmirësuar kushtet dhe investime në infrastrukturë. Studentët shprehen se do të bëjnë gjithçka që projektligji të mos kalojë në parlament.
“Ne do të luftojmë që ky vendim mos të kalojë në parlament. Ne do të qëndrojmë deri në fund të kauzës sonë. Unë do zgjedh të paguaj dhe nuk e nënshkruaj kontratën. Dua të qëndroj në Shqipëri, por dua të jem e lirë në zgjedhjen time”, shprehet disa prej tyre.
