Prokuroria e Lezhës kërkon 20 vite burg për Redion Hysën, i cili akuzohet për vrasjen e policit Xhulio Prela.
Hysa u dyshua për ngjarjen pas gjetjes së një arme pistoletë të fshehur në një depozitë uji në taracën e banesës së tij. Në armën pistoletë nuk janë gjetur gjurmë gishtërinjsh, por ekspertiza balistike provoi se me të është kryer qitje në vendin ku u vra ish-efektivi Prela.
Në vijimësi, Hysa ka mbajtur qëndrim mohues për ngjarjen. Ai ka pohuar se nuk ka dijeni se si ka përfunduar arma pistoletë pranë banesës së tij.
