Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës, në Kosovë, ku është pritur nga ambasadori i Shqipërisë Qemal Minxhozi.
Ndërkohë që ende nuk ka një konfirmim për takim me Albin Kurtin, Rama do të pritet në orën 16:00 nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe më pas nga kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Rama ka nisur sot turin e tij në Ballkan dhe ndalesa e tij e parë ishte Maqedonia e Veriut. Kryeministri u takua me homologun e tij Dimitar Kovaçevski në selinë e qeverisë dhe më pas të dy zhvilluan një konferencë të përbashkët për median, aty ku Kovaçevski tha se procesi nuk ka përfunduar, pasi “Ballkani i Hapur” dha rezultate të prekshme.
Kujtojmë se një ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzoi një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili po e zhvillon këtë tur në në kuadër të përgatitjeve të samitit për Procesin e Berlinit që pritet të mbahet në tetor në Tiranë.
