Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në njësinë Pult të Dukagjinit.
Drejtuesi i një automjeti tip fuoristradë ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe më pas duke përfunduar në humnerë.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e shoferit të identifikuar me inicialet Gj.R, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
