Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zbardhet dëshmia/ Bengasi tregon takimin me Admir Muratajn

11:50 / April 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rinasgrabit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Alkond Bengasi tashmë është bashkëpunëtor i drejtësisë, teksa ka rrëfyer dhe detaje nga grupi i grabitësve.

Në dëshminë e zbardhur nga mediat, Bengasi ka thënë se fillimisht është takuar me kushërinjtë e tij, Klement dhe Eldi Çala. Ai thotë se ata i kanë kërkuar të shkojnë bashkë në Kavajë të merrnin një furgon, por Bengasi nuk ka pranuar pasi kishte fëmijën të sëmurë dhe nuk dëshironte të largohej nga Elbasani.

Por më pas ai kishte pranuar dhe të tre kanë shkuar në Kavajë, ku i kanë pritur për drekë tre persona. “Një u prezatua si Admir Murataj, ndërsa dy të tjerë nga Kosova. Njërin prej tyre e thërrisnim Daja ndërsa tjetrin Tani. Më vonë mësova se mjetet do të përdoreshin për grabitje. Pasi hëngrëm drekë morrëm furgonat që pastaj u përdorën për grabitje”, mësohet të ketë thënë mes të tjerash Alkond Bengasi.

Një ditë më parë ai mori masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërkohë që pritet të jepet masa dhe për të arrestuarit e tjerë.

Në mbrëmje policia bëri të ditur se u vu në pranga dhe Elton Pikli, i cili ishte në tentativë për të hyrë në Bullgari.

Lexo edhe- Publikohet foto, kush është Elton Pikli, i dyshuari i pestë për grabitjen e aeroportit

Admir Murataj Bengasi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.