Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rithemelimi publikon dosjen me manipulime në Vorë dhe Kamëz: Sa të jetë Rama, s’ka zgjedhje të lira

12:15 / July 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
paloka vokshi 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rithemelimi në PD, nuk e pranon humbjen në zgjedhjet lokale të 14 Majit, dhe këtë të premte janë publikuar të dhëna nga dosja për zgjedhjet në Kamëz dhe Vorë. Deputeti demokrat Edi Paloka, tha se PD-ja ka siguruar një dosje voluminoze ku sipas tij tregojnë farsën elektorale. Po ashtu Paloka theksoi edhe se për sa kohë që të jetë në pushtet kryeministri Edi Rama në vendin tonë nuk do të mbahen zgjedhje të lira. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Vorë, Indrit Hoxha tregoi se çfarë ndikoi në humbjen e tij.

“Në Vorë problematikat kanë qenë të mëdha. Përdorimin e bandave, abuzimi me fondet e buxhetit vendor për tërmetin, mbajtja peng e 400 apartamenteve, duke u bërë presion qytetarëve për ditën e zgjedhjeve, ato edhe sot nuk janë shpërndarë. U janë vendosur një numër i madh gjobash biznesit, deri në 2 miliardë lekë për ti bërë presion. Administrata u fry, u punësuan 1038 persona në një bashki që tani është e falimentuar. Cilido që e ka fituar atë bashki i ka bërë llogaritë gabim sepse jam i bindur që shumë shpejt do të ketë zgjedhje të reja. Gjatë ditës së zgjedhjeve kemi pasur denoncime ku një qytetar votonte për njërin kandidat dhe vota dilte për qytetarin tjetër. KQZ e pranoi kërkesën tonë për të bërë një ekspertizë ndërkombëtare për çështjen e votimit elektronik”.

Gjatë prezantimit të dosjes me manipulime, kandidati në Kamëz, Arjan Hoxha deklaroi se PD-ja ka foto dhe video se si votimi elektronik ishte tërësisht i kontrolluar. “Kemi foto dhe video të përdorimit të të gjithë administratës së bashkisë që kanë qëndruar të shpërndarë në çdo qendër votimi për të orientuar votuesit të votojnë për Rakip Sulin. Është bërë votim i kontrolluar, sipas qendrave të votimit. Ne kemi një listë me 100 persona që gjatë gjithë 14 majit kanë kontrolluar votimin. Ne kemi denoncuar 32 tendera me flamur të kuq që janë kapur edhe nga KLSH-ja”, deklaroi Hoxha.

PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Rama në Cernobbio: “Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda në BE”

18:16 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.