Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kanë nisur “ndryshimin e trashëgimisë së keqe politike” që ka ekzistuar mes dy shteteve.
“Për Ballkanin e Hapur nuk do kemi diskutime të lehta, por të frytshme. Solli përfitime shumë të frytshme për qytetarët tanë. Folëm për pikëpamjet tona të ndryshme për Kosovën. Dallimet tona si do zgjidhen problemet do ta lemë dhe do e diskutojmë gjatë mbrëmjes. Pavarësisht pikëpamjeve te ndryshme, Serbia do vijojë përpjekjet për marrëdhënie të mira me Shqipërinë’, tha ai.
