Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Të ndaluara në 120 vende. Çfarë janë bombat thërrmuese që do i dërgohen Ukrainës

11:17 / July 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
165090 kombo 3 roman chop alexei alexandrov thibault camus s
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i SHBA-së Joe Biden miratoi të premten dërgimin e bombave thërrmuese në Ukrainë pas rekomandimit unanim të ekipit të tij të sigurisë kombëtare, tha këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan. Municionet thërrmuese do të përfshihen në paketën e re të ndihmës ushtarake amerikane, me vlerë 800 milionë dollarë.

Municionet thërrmuese, të cilat u përdorën për herë të parë gjatë Luftës së Dytë Botërore, zakonisht lëshojnë një numër të madh bombash më të vogla, të ashtuquajtura “bombeta” dhe njihen për “zgjedhjen” pa kriter të viktimave. Një pjesë e konsiderueshme e bombave nuk shpërthejnë në goditje, por kjo ndodh kur ato bien në tokë të lagësht ose të butë. Gjithashtu, ato “bomba” që nuk shpërthejnë mund të qëndrojnë joaktive për vite me radhë derisa dikush t’i marrë apo t’i shkelë.

Nga pikëpamja ushtarake, ato konsiderohen shumë efektive kur përdoren kundër trupave tokësore në llogore dhe pozicione të ngulitura.

Megjithëse armë të tilla janë të ndaluara nga Konventa e vitit 2008 për Municionet Thërrmuese, e nënshkruar nga 120 vende, Biden tha në një intervistë për CNN, e cila do të transmetohet të dielën, se vendimi ishte “i vështirë”, por se ishte i nevojshëm në kundërsulmin kundër Rusisë.

“Ishte një vendim shumë i vështirë nga ana ime. Meqë ra fjala, fola për këtë me aleatët tanë dhe miqtë tanë nga Kapitol. Ukrainasve po u mbarojnë municionet,” tha ai.

Biden theksoi gjithashtu se bombat thërrmuese po dërgohen vetëm “përkohësisht” derisa SHBA të jetë në gjendje të prodhojë më shumë artileri 155 mm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Kosova duhet t’i japë fund paralizës politike! Uniteti kombëtar, më i rëndësishëm se kurrë

10:48 / September 4, 2026

Witkoff dhe Kushner drejt Kievit e Moskës, SHBA intensifikon përpjekjet për një zgjidhje të luftës Rusi-Ukrainë

09:57 / September 4, 2026

Vance për konfliktin me Iranin: Kjo nuk është luftë! Trafiku në Ngushticën e Hormuzit është “pothuajse normal”

09:37 / September 4, 2026

Maduro dhe gruaja e tij kërkojnë rrëzimin e akuzave për trafik droge: Gëzojmë imunitet

17:38 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.