Michelle Obama ka kujtuar vitet e saj të hershme si nënë, e cila i ushqente fëmijët e saj të vegjël me ushqime të shpejta.
“Përgatitja e vakteve të gatshme është më e thjeshtë se prerja e karotave. Ende mbaj mend që mora një nga vajzat e mia në takimin e mjekut dhe ai më tha se të gjitha këto zgjedhje të thjeshta që po bëja po ndikonin negativisht në shëndetin e saj. Ishte një nga ndjenjat më të këqija që kam pasur si prind dhe një nga zgjimet më të mëdha të jetës sime. Isha pak e frikësuar, por edhe pak e zemëruar”, ka thënë ish-zonja e parë e SHBA-së.
Kjo përvojë bëri që ish-zonja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të punonte për shëndetin e fëmijëve ndërsa ishte në Shtëpinë e Bardhë.
Me fushatën “Lëvizim!”, Obama synonte gjithashtu të luftonte mbipeshën e fëmijërisë dhe ‘Ligji për Fëmijët e Shëndetshëm, Pa urinë’ vendosi standarde të reja për të ushqyerit në drekat e shkollës.