Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të shtune në lagjen Xhabije në Shkodër.
Disa persona kanë qëlluar ndaj njëri tjetrit në një shkëmbim zjarri. Policia ndodhet në vendngjarje për hetimet e para.
Deri më tani nuk raportohet për të plagosur.
