Valter Bami pritet të njihet nesër me masën e sigurisë, pasi Prokuroria ka dyshime se është i përfshirë në masakrën në Larushk të Krujës, ku u vra Ramazan Sino, 28-vjeç, kunati i Gentjan Bejtjas dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur.
Bami ka mohuar akuzën dhe thotë se gjurmët e barutit në duar i ka nga qitjet me një armë sportive me leje. Gjithashtu, avokati tha se mbrëmjen e ngjarjes klienti i tij ndodhej në banesë.
Valter Bami ishte ndër të parët persona që u shoqërua dhe mor në pyetje nga policia pas vrasjes së Sinos e plagosjes së dy fëmijëve të Bejtjes. Ndonëse u la i lirë, dy ditë më vonë ai u prangos për “armëmbajtje pa leje”, pasi policia gjeti mbetje baruti në duart e tij.