Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Qeveria e re greke mesazh për dialog dhe bashkëpunim me Turqinë

23:33 / July 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
greqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapetritis tha se shtyrja e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me Turqinë nuk është në dobinë e dy vendeve dhe se qeveria greke dëshiron të rrisë dialogun dhe bashkëpunimin. Në Kuvendin grek ku u diskutua për programin e ri të qeverisë.

“Qëllimi i sinqertë për bashkëpunim dhe dialog me respektimin e ligjit ndërkombëtar do të vazhdojë të mbetet busulla jonë në marrëdhëniet me Turqinë”, tha Gerapetritis.

“Greqia dëshiron marrëdhënie të mira me fqinjin Turqinë”, tha Gerapetritis i cili theksoi se synohet rifillimi i bisedimeve mes dy palëve, formimi i agjendës pozitive dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik.

Duke tërhequr vëmendjen se kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis do të takohet me presidentin Recep Tayyip Erdoğan në Samitin e NATO-s që do mbahet javën e ardhshme në Vilnius, Gerapetritis tha se Mitsotakis do të përpiqet të krijojë marrëdhënie me Erdoganin në kuadër të respektit reciprok.

“Greqia, problemet lidhur me zonën ekskluzive ekonomike (ZEE) dhe shelfin kontinental me Turqinë, dëshiron t’i zgjidhë me marrëveshje të ngjashme siç ka vepruar me Egjiptin dhe Italinë”, theksoi Gerapetritis i cili shtoi se “Shtyrja vazhdimisht e këtyre problemeve nuk u shërben interesave të të dy vendeve”.

Ai tha se problemi i Qipros është prioritet i politikës së jashtme të Greqisë dhe pretendoi se zgjidhja me dy shtete nuk mund të pranohet. Gerapetritis shpjegoi se Athina synon të ndjekë politikë aktive në marrëdhëniet ndërkombëtare.

bashkepunim greke Qeveria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Kosova duhet t’i japë fund paralizës politike! Uniteti kombëtar, më i rëndësishëm se kurrë

10:48 / September 4, 2026

Witkoff dhe Kushner drejt Kievit e Moskës, SHBA intensifikon përpjekjet për një zgjidhje të luftës Rusi-Ukrainë

09:57 / September 4, 2026

Vance për konfliktin me Iranin: Kjo nuk është luftë! Trafiku në Ngushticën e Hormuzit është “pothuajse normal”

09:37 / September 4, 2026

Maduro dhe gruaja e tij kërkojnë rrëzimin e akuzave për trafik droge: Gëzojmë imunitet

17:38 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.