Taulant Balla që aktualisht mban postin e kreut të grupit parlamentar socialist, pret bekimin nga Presidenti Bajram Begaj për të marrë frenat e Ministrisë së Brendshme. Këtë të hënë, kryeministria do të dorëzojë në Presidencë propozimet për shkarkim të Bledi Çuçit dhe emërim të Taulant Ballës në këtë post.
Sipas Kushtetutës, përgjigjja nga presidenca kthehet brenda një afati kohor 7 ditor, ndërsa më pas i mbetet parlamenitt të shqyrtoj dekretin brenda afatit 10 ditor, në kohën kur për këtë legjislacion kanë mbetur dy seancat e fundit parlamentare, ajo e datës 13 dhe 20 korrikut.
Vendimi i kreut të qeverisë për shkarkimin e Çuçit dhe emërimin e Ballës erdhi pas ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë që tronditi opinionin publik, dhuna e fisit Rraja ndaj kushërinjve Maja për guroren në Krujë.
Ky emërim i Taulant Ballës, pëson një serë ndryshimesh të tjera në pozicionet si kryetar grupi parlamentar socialist, kryetar i delegacionit të parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian, si dhe zëvendës Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, detyrrë të cilat do i mbaj deri në momentine e marrjes zyrtare të dertyrës së Ministër i punëve të brendshme të Reëpublikës së Shqipërisë. Bledi Çuçi u emërua në pozicionin e Ministrit të Brendshëm në dhjetor të vitit 2020 ndërsaTaulant Balla mban postine kryetarit të grupit parlamentar socialist që prej viti 2027.
