Rikkie Valerie Kollé u zgjodh Miss Holanda. 22-vjeçarja do të përfaqësojë vendin e saj në konkursin e 72-të Miss World. Ajo gjithashtu bëri histori, duke qenë gruaja e parë transgjinore që fitoi këtë titull kombëtar në Holandë. Rikkie Valerie Kollé do të jetë personi i dytë transgjinor që do të marrë pjesë në konkursin e Miss World, pasi spanjolli Angela Ponce e kishte këtë mundësi para saj në 2018.



