Forcat ruse kanë nisur sulme ajrore gjatë natës në Kiev në orët e hershme të së martës, tha ushtria e Ukrainës, vetëm disa orë para fillimit të samitit të NATO-s në Lituani që do të trajtojë kërcënimet e sigurisë nga Moska.
Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, alarmet për sulm ajror u dëgjuan në Kiev dhe në lindje të Ukrainës.
Samiti në Vilnius i cili fillon këtë të martë, do të mbizotërohet nga pasojat e pushtimit rus të Ukrainës, me liderët që do të miratojnë planet e para gjithëpërfshirëse të NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë për t’u mbrojtur kundër çdo sulmi nga Moska.