Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

34 mijë € pagesa, lista e hoteleve që u paguan për Ahmetajn nga pronarët e inceneratorëve

11:16 / July 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 39
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në dosjen e SPAK-ut për Arben Ahmetajn rezulton se për akomodimin në disa hotele luksoze, ku ai dhe bashkëjetuesja e tij kanë qendruar, janë paguar nga pronarët e inceneratorëve. SPAK pretendon se gjatë periudhës 2013-2017, pronarët e inceneratorëve kanë paguar për Ahmetajn dhe familjarët e tij rreth 34 mijë euro për bileta avioni dhe pagesa hotelesh.

“Në e-mailin e shtetasit Klodian Zoto më datë 20.02.2014, i është dërguar e-mail nga Booking.com për prenotimin e tij në hotel Sans Souci në Vienë, ku konfirmohet për Suite Master për klientin Arben Ahmetaj, prenotim i kryer fillimisht më datë 20.02.2014 deri më 23.02.2014. Nga të dhënat e TIMS, shtetasi Arben Ahmetaj ka dalë nga territori i Shqipërisë nëpërmjet PKK Rinas, nëpërmjet linjës së fluturimit Austria Airlines- Viena dhe është kthyer më 26.02.2014 me të njëjtën linjë fluturimi”,-thuhet në dosjen e SPAK.

Janë gjetur prenotime të cilat janë bërë nga pronarët e inceneratorëve për bashkëjetuesen e Arben Ahmetajt. “Në kompjuterin e Klodian Zoto është gjetur një dokument nga Four Season Hotel, Milano, me emërtimin “Modulo për l’abbedito su carta Credito”, në të cilën pasqyrohet se poseduesi i kartës, Klodian Zoto ka bërë një rezervim për shtetasit Eroja Hoxha dhe Mirel Mërtiri për periudhën nga data 19.11.2015 për Super queen dhe nga data 20.11.2015 për King Junior dhe me datë kthimi 22.11.2015.

Në e-mailin e Zotos është gjetur gjithashtu rezervim nga Booking.com me guest name bashkëjetuesen e Ahmetaj, për hotelin Four Season Milano për të njëjtën periudhë, Nga të dhënat e TIMS, ajo ka dalë nga territori i Shqipërisë më 19.11.2015 me linëjn e ALITALIA-AZ 510/507 Romë dhe është kthyer me datë 22.11.2015 me linjën ALITALIA-AZ 506/511Milano. Po ashtu nga të dhënat e sistemit TIMS më datë 20.11.2015 ka dalë nga territori i Shqipërisë me linjën ALITALIA-AZ 506/511Milano edhe Arben Ahmetaj i cili më pas është kthyer më kthyer me datë 22.11.2015 me të njëjtën linjë si bashkëjetuesja”, thuhet në dosje.

Arben Ahmetaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.