Kurorën e “Miss Shqipëria 2023” e rrëmbeu 18-vjeçarja Sonia Sallaku. Edicioni i 25 i këtij kompeticioni bukurie u shënua këtë vit dhe evenimenti u mbajt në sheshin “Italia” në kryeqytet. Nën moderimin e Hygerta Sakos dhe jurisë së mirënjohur, ishte një spektakël i organizuar deri në detaje duke na dhuruar mjaft emocione.



