Në Vilnius të Lituanisë mbahet një ndër samitet më të rëndësishëm të historisë së NATO-s. Liderët e vendeve anëtare zhvillojnë bisedime, të cilat mund t’i japin një formë të re luftës në Ukrainë dhe të ardhmes së aleancës ushtarake perëndimore.
31 vendet anëtare, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe disa shtete aleate që po marrin pjesë në samit, kërkojnë që t’i tregojnë armikut të përbashkët, Rusisë, të gjithë forcën e NATO-s, për të mos shkelur vijën e kuqe, atë të një lufte bërthamore.
“Retorika bërthamore e Rusisë është e rrezikshme dhe e pamatur. Rusia duhet të dijë se lufta bërthamore nuk mund të fitohet kurrë dhe nuk duhet të ndodhë kurrë. Aleatët e NATO-s sigurisht që po monitorojnë nga afër atë që po bën Rusia. Ne dënojmë njoftimin se Rusia do të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi”,-tha sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg.