Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

E vetmja femër që mori pjesë në grabitje, zbulohet identiteti i ish-polices së bandës së Rinasit

16:53 / April 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grabitja rinas 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbulohet identiteti i femrës së vetme që mori pjesë në e grabitjen e 9 Prillit në pistën e Rinasit. Ajo është E.Bici, kjo që shihni në foto.

Ka qenë punonjëse e Policisë së Shtetit në vitin 2015. Është shkëputur nga policia me dëshirën e saj. 31-vjeçarja, sipas burimeve nga Prokuroria për Krimet e Rënda, ka pasur rol të rëndësishëm në grabitje. Ajo dyshohet se është personi që ka bërë lëvizjen e parave nga makina më të cilën u larguan grabitësit për në një vend tjetër.

e bici 1

Shuma e parave, sipas hetuesve, besohet se është ende në zonën e Niklës. Ish-policja besohet gjithashtu se është personi që ka djegur makinën në Bathore, për të shpërqendruar aksionin e policisë. Për ndalimin e saj është duke u zhvilluar një aksion në Tiranë.

E.Bici, në bazë të informacioneve të mbledhura, dyshohet se është njohje e vjetër e Admir Murataj dhe grupit të tij. Ka dyshime se kishte lidhje intime me njërin nga anëtarët e bandës.

Televizioni Klan mëson se ajo ka marrë pjesë edhe në grabitjen e 9 Shkurtit 2017, ku në rrugën e Rinasit u grabitën rreth 3,8 milionë euro. Edhe në këtë ngjarje, ajo ka qenë e ngarkuar me transportin e parave. Ndërsa shkëputja e saj nga puna përkon me grabitjen e parë, që ka bërë grupi i Admir Muratajt, tek një bankë e nivelit të dytë pranë Stacionit të Trenit.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se grupi që kreu grabitjen, përbëhet nga 17 anëtarë. 9 prej tyre janë identifikuar, ndërsa të arrestuar janë 5. Këtë të mërkurë, në Gjykatën e Krimeve të Rënda u zhvillua masa e sigurisë për 3 prej të arrestuarve.

Oltjon Veseli, Renaldo Sulaj dhe Saimir Çela u lanë në burg pa afat, ndonëse mohuan të kenë marrë pjesë në grabitje./Tvklan

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026

“Po me Rozafën çfarë keni o patriota”, sulm online edhe Kalasë së Shkodrës, Rama: T’i përzëmë të huajt dhe të kthehemi tek koha kur hanim njëri-tjetrin?

13:54 / July 11, 2026

Trump kërcënon Iranin: “Nëse më vrisni“, “1,000 raketa janë gati”, SHBA i vendos ultimatum për Ngushticën e Hormuzit

12:27 / July 11, 2026

Rama për koncertin e Kanye West: Nuk është shpenzim, por investim për imazhin dhe ekonominë e Shqipërisë

12:16 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.