Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sekretari britanik ngatërron dy herë Shqipërinë me Rumaninë në një intervistë live

16:35 / July 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sekretari britanik ngaterron dy here Shqiperine me Rumanine ne nje interviste live
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari britanik i punës dhe pensioneve, Mel Stride, ngatërroi vazhdimisht Shqipërinë me Rumaninë gjatë një interviste për emigracionin në një bashkëbisedim në programin Today të BBC Radio Four.

Gjatë intervistës Stride bëri gafën e turpshme teksa mbrojti planin e qeverisë për Ruandën në programin Today të BBC Radio Four.

Prezantuesja Mishal Husain tha se Rishi Sunak ishte në rrugën e duhur për të thyer premtimin e tij për të ndaluar varkat e vogla që transportonin emigrantë përtej Kanalit nga Franca.

“Numrat nuk janë më në rënie në krahasim me vitin e kaluar. Gjashtë muajt e parë të këtij viti janë tashmë të njëjtë me vitin 2022. Ju nuk do të jeni në gjendje t’i ndaloni varkat, apo jo?”, e pyeti gazetarja Sekretarin britanik.

Por ai nuk hexzitoi për t’i kthyer një përgjigje I cili tha se qeveria kishte një sërë politikash për ta ndihmuar atë të arrinte objektivin e saj, duke bërë edhe gafën e tij duke ngatërruar Rumaninë me Shqipërinë.

“Për shembull, ne kemi pasur një marrëveshje me Rumaninë, e cila tani do të thotë se duke i kthyer njerëzit menjëherë në Rumani, numri i rumunëve që vijnë këtu ka rënë”, tha Stride.

Por gazetarja ndërhyri menjëherë duke e korrigjuar: “E ke fjalën për Shqipërinë?”

Ai tha: “Më falni, e kam fjalën për Shqipërinë, ju kërkoj falje”.

Stride po përpiqej t’i referohej një marrëveshjeje që Britania e Madhe ka arritur me Shqipërinë, e cila parashikon që emigrantët të kthehen në atë vend nëse arrijnë në Britani.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.