“Ishte 8 nëntor kur bëra operacionin. Ishte zëri i saj që më tha mami e ndiej që ti do të dalësh me sukses dhe i thashë vetes Mirela duhet të jetosh”…
Mirela, vetëm 48 vjeç për një vit ka luftuar fort me sëmundjen e kancerit të gjirit qe e kapi ne stad të avancuar. Ka qenë një moment i vështirë në jetën e saj që i shkaktoi shumë stres e që më pas do ta përballte edhe me diagnozën e vështirë ku mendoi edhe vdekjen.
“Ishte e fshehur. Përjetova një stres, një ngarkesë shumë e madhe, pas gjashtë muajsh më përparoi me hapa gjigante sëmundja”.
Kimioterapi, medikamente, vajtje – ardhje në spital në Tiranë. Shpenzime pa fund, edhe pse të ardhurat nuk mjaftonin.
“Para jetës, nuk mund të shikoja shpenzimet, sidomos sëmundja e kancerit të gjirit është shumë e vështirë. Edhe sot e kësaj dite jam me borxhe”.
Shpesh, në spitalin onkologjik mungojnë medikamentet e terapitë ndodh dhe të ndërpriten. Shkenca ka avancuar dhe ka terapi me më pak efekte anësore.
“Jam gjithmonë në ndjekje të informacionit për sëmundjen time, i bëj thirrje strukturave të shëndetësisë dhe spitalit, të gjitha gratë që janë të sëmura me kancerin e gjrit, të ndiqen me medikamente e reja që janë shumë më të mira”.
Ne verën rozë, ku ka nisur një fushatë për të kujtuar vajzat dhe gratë për një kontroll, Mirela ka një mesazh.
“Mos e nënvlerësoni veten, mesazhi është të duash veten”. / TCH
