Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, për të cilin Prokuria e Posaçme ka kërkuar nga parlamenti autorizimn për arrestimin e tij, rezulton të jetë larguar nga Shqipëria. Në mbledhjen e Këshillit të Mandatave të nisur sot pasdite në kryesinë e parlamentit, për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë, njëri prej avokatëve të tij, Henrik Ligori, mësohet të ketë pohuar se zoti Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri. Zëri i Amerikës, ka konfirmuar përmes burimeve zyrtare se ai është larguar nga kufiri tokësor i vendit, drejt Greqisë, të premten paradite, pikërisht pak orë përpara se sa Prokuroria t’i dërgonte parlamentit, shkresën për arrestimin.
Burime pranë autoriteteve shqiptare i thanë po ashtu Zërit të Amerikës, se më pas zoti Ahmetaj, ka prerë online një biletë avioni për në Itali, por që nuk e ka përdorur. Burime të tjera, të pakonfirmuara zyrtarisht, tregojnë se nga verifikimet e sinjalit të celularit të tij, momenti i fundit i vendndodhjes rezulton të ketë qenë Kanadaja.
Të njejtën hipotezë e ka shfaqur dhe kryetari i grupit parlamentar demokrat Gamend Bardhi në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, kur ka pyetur për këtë, drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, por pa marrë një përgjigje prej tij. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë të gjitha gjasat janë që largimi i tij të jetë përfundimtar, për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë.
Haxhiu po gjykohet në mungesë për masakrën e Lushnjës, per te cilën janë dënuar më herët me burgim të perjetshëm Oges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.
Orgest Bilbili , Laert Haxhiu e Anterio Kaloshi akuzohen nga SPAK për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2017. Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, akuzohen edhe edhe për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, me qëllim kryerjen e procedurave për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt vendit tonë.
Kujtojmë se Haxhiu u shpall rreth një vit më parë së bashku me Talo Çelën, Jani Aliajn, Ibrahim Licin dhe Erjon Llapushi, në listën e 5 njerëzve më të kërkuar nga policia shqiptare.
