Policia e Shtetit ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili grabiti disa biznese në Kamzë. I riu mësohet se ka grabitur mjete të ndryshme pune që janë sekuestruar nga uniformat blu.
“U kap dhe u vu në pranga shtetasi Y. M., 31 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas dyshohet se më datë 10 korrik ka vjedhur mjete të ndryshme pune në dy biznese në Kamzë, në pronësi të shtetasve A.K dhe A.Gj Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa nga mjetet e vjedhura”, njofton policia.
Dyshohet se i riu mund të ketë kryer edhe vjedhje në biznese të tjera në Kamzë.
