Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e kryeministrit Kurti për tërheqje si dhe reagimin e kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për shtensionimin e situatës.
“E mbështes thirrjen e sinqertë të Kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për nevojën jetike të rikthimit tek dialogu Kosovë-Serbi dhe zbatimit të plotë, të drejtë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjeve të negociuara përmes BE dhe SHBA, si rruga e vetme për normalizimin përfundimtar të situatës dhe të marrëdhënieve mes dy shteteve.
Është shumë e rëndësishme që Serbia të heqë dorë nga veprimet nxitëse të dhunës dhe ashtu siç Kosova e ka shprehur vullnetin konstruktiv, t’i përmbahet zotimeve të saj përpara BE-së dhe të zbatojë marrëveshjet e dakorduara”,-thotë Meta.
