Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SPAK kthehet sot në Kuvend, Ahmetaj iku nga Shqipëria

13:50 / July 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1687448949 ahmetaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lajmi i vetëm që prodhoi dje mbledhja e Këshillit të Mandateve ishte konfirmimi i Avokatit mbrojtës Henrik Ligori që deputeti socialist, i cili kërkohet nga drejtësia për t’i vënë prangat, nuk ndodhet në Shqipëri.

Opozita nuk ka marrë një përgjigje nga SPAK, duke ruajtur sekretin hetimor, se pse në dosjen që ishte vënë në dispozicion Kuvendit nuk ishte emri i Kryeministrit dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Si një deputet që ka akses në dosjen e inceneratorëve, Gazmend Bardhi pretendon se në dokumentet që ka lexuar janë të shkruar edhe emra të tjerë të mazhorancës.

Mazhoranca nuk kishte pyetje mbi akuzat konkrete që rëndojnë ndaj ish zv/kryeministrit, përveç shqetësimeve teknike nësë SPAK ka patur presion politik dhe nëse kërkesa për arrest i plotëson kriteret.

Dumani konfirmoi që kërkesa është e arsyetuar me prova. Deputetët e mazhorancës mbështetën kërkesën e përfaqësuesve ligjorë të Arben Ahmetaj për ta shtyrë mbledhjen ditën e mërkurë në orën 16:00 me argumentin që duhet të njihen me dosjen. Ndërsa opozita e kundërshtoi, por pa fuqi për të ndryshuar vendimin e deputetëve socialistë.

Përveçse diskutimet me dyer të mbyllura, në këtë mbledhje Kuvendi nuk lejoi as të shkrepet një fotografi. Kjo është bërë arsye që demokratët dhe socialistët për më shumë se 60 minuta të përplasen verbalisht me akuza ndaj njëri-tjetrit, në prani të kreut të SPAK, prokurores Enkeleda Minollai, Agjentëve të BKH-së dhe dy avokatëve të Ahmetaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.