Taulant Balla pritet të marrë postin e Ministrit të Brendshëm ditën e enjte, pasi Kuvendi i Shqipërisë të miratojë dekretin e Presidentit Bajram Begaj për emërimin e tij në krye të këtij institucioni të rëndësishëm.
Pas shkarkimit të Bledi Çuçit, Rama propozoi një profili të lartë politik si Balla, propozim që u dekretua nga Presidenti Begaj.
Njëkohësisht, ai u emërua Kryetar i Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian dhe Zëvendës Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Pas dorëheqjes së Gramoz Ruçit, Balla u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Partise Socialiste post të cilin e mbajti deri pas zgjedhjeve të vitit 2021, ku u zëvendësua nga Damian Gjiknuri.
Balla është deputet i Qarkut te Elbasanit dhe drejtues politik për Partine Socialiste në Qarkun Fier. Më herët ka drejtuar qarkun e Elbasanit ku ka marrë edhe rezultatin më të mirë elektoral në zgjedhjet e vitit 2017 dhe 2021 si për socialistët por edhe vetë si deputet rezultoi më i votuari në rang kombëtar.
