Mazhoranca dhe opozita janë pro heqjes së imunitetit të deputetit Arben Ahmetaj, për t’i hapur rrugë arrestimit që kërkon SPAK dhe kontrollit të banesës së tij.
Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, deputetët e mazhorancës deklaruan se janë dakord për t’i hequr imunitetin deputetit socialist Ahmetaj.
Edhe 5 deputetët e opozitës në këtë këshill dorëzuan raportin që i rekomandojnë seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë për miratimin e dhënies së autorizimit, të kërkuar me kërkesën nr. 9431 Prot., datë 07.07.2023 të Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, kontrollin personal dhe kontrollin e banesës së deputetit Arben Ahmetaj”.

