Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Je prokuror a gazetar: Karma 33 vjeçare e pandëshkueshmërisë!

20:46 / July 12, 20235 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1688552792 saliberisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Nuk është hera e parë që Sali Berisha përgjigjet ashpër, kur ndokush e pyet për problemet e tij me drejtësinë, siç i tha sot një gazetari.

Kur ai e pyeti se a kishte shkuar kohët e fundit në SPAK. “Je prokuror, a gazetar, ç’je ti”, i është kthyer Berisha, duke mbyllur debatin mbi çështjen që i përket atij. Ky është në fakt reagimi më i butë i doktorit ndaj të gjithë atyre që i kanë përmendur problemet e tij apo familjes. Pasi shpesh, reagimet janë krejt të ndryshme, që nga kundërakuzat e mëdha, e deri kërcënimet për ata që kanë nxjerrë nga goja ato fjalë të rënda.

Kjo që ndodhi sot është në nëj farë mënyre karma e kthyer e një jete publike me dy standard krejt të ndryshme, të dyfishta e që nuk aplikohen njësoj, por sipas midesë së caktuar.

Kur dikush e akuzon atë e familjen e tij shpif, nuk thotë të vërtetën. Madje trillon e histori të kolorizuara me fantazi të shumëllojtë, ku gjen personazhet, kontekstet, tregon ndodhi që sipas tij kanë ndodhur, vetëm e vetëm që të sajojnë komplotin ndaj tij.

Kështu tha edhe pas vendimit dastik të qeverisë së SHBA, që e shpalli “Non Grata” dy vjet më parë për korrupsion të rëndësishëm, minim të demokracisë e pengim të drejtësisë. “Pa më dhënë provat, nuk i pranoj”, tha para dy vjetësh, në atë që e quajti “betejë për dinjitet”, kur dhe shpalli beteja gjyqësore që nuk i bëri kurrë.

Më pas u tha se ndëshkimi do të bjerë sapo shqiptarët do t’i tregojnë me votë se e përkrahin atë. Por, “Non Grata”-t amerikane po rritet ditë pas dite në të gjitha vendet e Ballkanit, por edhe më tej, në vende përgjithësisht me demokraci të pastabizlizuar si Amerikë Latine, Afrikë apo Europën Lindore.

Vetëm dje, SHBA shpalli një tjetër ndëshkim “ekselent”, e që si rrallë herë është një njeri në kulmin e pushtetit. Aleksandër Vulin, shefi i shërbimit sekret i Serbisë është shpallur Non Grata nga qeveria e SHBA, e për pasojë asetet e tij e të familjes janë ngrirë, e po hetohen me detaje.

Tashkë klubi ï “Non Gratave” në Ballkan po formësohet në mënyrë gjithëpërfshirëse, sa njëri prej të ndëshkuarve, presidenti i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, shkroi në rrjetet sociale pas ndëshkimit të Vulin: “Brate(vëlla), mirëseerdhe në klub! Merre lehtë, se të kanë ndëshkuar ngaqë je treguar i drejtë!”

Nejse, karma në këtë rast, nuk është thjesht kthimi mbrapsht i asaj që Berisha ka folur që kur u sanksionua nga SHBA. Por tek ajo, që për 33 vjet, Sali Berisha, jo thjesht vetë, por ka instaluar në politikë dhe në të folurën publike, “teorinë e kryeprokurorit”.

Berishizmi në politikën shqiptare njihet pikërisht për këtë veçori që është thuajse unike në Shqipëri kaq shumë e përhapur. Në vendet përreth nesh, nuk ka qenë shumë e përhapur kjo kulturë e linçimit dhe akuzimit të përbindshëm të kundërshtarit politik. Përjashto Vetëvendosjen e Albin Kurtit, ku edhe ajo futi kulturën e demonizimit të kundërshtarit.

Për vite e vite, kush ka bërë ose ka dashur të bëjë karrierë në PD-në e Sali Berishës, ka pasur si refren, apo si bazë të komunikimit publik, akuzat e rënda ndaj kundërshtarëve politik. Në princip, akuzat, kritikat e sulmet ndaj rivalëve janë pjesë e punës së një politikani. Përballja e kundërshtimi për të nxjerrë më mirë alternativën e vet se të tjetrit.

Por nuk bëhet fjalë fare për këtë logjikë. Lufta politike është një terren përballjesh e konfliktesh, mund të ketë edhe dyshime, apo akuza për ngjarje të rënda apo problematike, në lidhje me sjelljen e zyrtarëve me detyrën, konfliktin e interesit, operimin në punë, apo edhe stafit të tyre. Por kur vjen puna tek akuzat penale, sidomos kur kemi të bëjmë me fakte të rënda, ka vetëm dy rrugë. 

E para, është bashkëpunimi me mediat, për t’i bërë këtë akuza sa më publike nëpërmjet investigimeve që bëjnë reporterët. Dhe tjetra është padia në prokurori. E në këtë pikë, të lësh prokurorinë të bëjë hetimin der isa të çojë çështjen në gjyq, më pas të presësh procesin deri në dhënien e vendimit.

Kjo është rruga e vetme që ndodh në një vend normal Perëndimor. Se më pas vjen një ditë, siç thotë Llano Bleta, që vjen e të kthehet kundër i gjithë ai arsenal që ke lëshuar kundër të tjerëve. E gjithë kjo kulturë jakobinizmi nëpër panele me akuza nga më të tmerrshmet, siç ka ndodhur, ka rezultuar e paefektshme. Sepse në çdo vend normal, penallti është kur arbitri fishkëllen me bilbil dhe drejton gishtin tek pika e 11 metërshit.

Ashtu edhe në këtë rast, hajdut e kriminel është kur gjykata e përcakton me vendim pas hetimit të prokurorisë.

Ndërsa në perceptimin public, Dashamir Shehi me një frazë ka hedhur poshtë gjithë emisionet e zhvilluara gjithë këto vite për çështjen e korrupsionit. “Kush ka hy në politikë me duar në xhepa dhe ka dalë milioner është hajdut. U mbyll. S’ka nevojë as për hetim, për asgjë”. Fjalët e shumta në këtë rast janë thjesht fukarallëk.

Gazetar Prokuror ylli pata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.