Në Vilnius të Lituanisë për dy ditë u mbajt samiti i NATO-s. Mëngjesin e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një video pikërisht për këtë aleancë, por një video humoristike ku shfaqen liderët e çdo shteti të armatosur.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë video plot humor nga Samiti i NATO-s ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Në këtë video të krijuar nga Inteligjenca Artificiale, shfaqen të gjithë krerët e shteteve që janë pjesë e NATO, të përshkruar si ushtarakë apo perandorë me armatime nga më të ndryshme dhe poshtë viti i anëtarësimit në Aleancë.
