Deputeti i PD-së, Samir Korreshi ka folur për dosjen e SPAK-ut për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj. I pyetur se nëse ka informacion se ku ndodhet, Korreshi zgjodhi ta ironizojë.
“Po patjetër e kam lexuar, është një nga dosjet më alarmante, ajo që kapaku i pusetës, sa hale do gjeni ju kur ti shikoni ju. Aty janë me mijëra qindra, avash avash se ndihet era po kur të shikoni çfarë ka brenda”,-tha Korreshi.
Pyetje: Janë Rama dhe Veliaj?
Korreshi: Po nëse s’janë ata kush do jenë. T’ua lëmë drejtësisë të gjitha. Përveçse çarjes së ferrës nuk e di se ku është. Se me ato lekë dhe karta që ka ai nga inceneratorët, mund të shkojë në të gjithë botën.
