Robert dhe Anna Lewandowski, befasuan botën duke shpërndarë në rrjetet sociale lajmin se ishin rimartuar me rastin e 10-vjetorit të martesës. Me këtë rast, çifti transferoi familjen dhe miqtë në një hotel në Toskanë, një ambient mbresëlënës i zgjedhur si më i mirë në botë nga revista “Travel and Leisure”. Qershia mbi tortë e dasmës së dytë ishte kërcimi i çiftit, jo thjesht një vals, por diçka më e komplikuar, me sulmuesin e Barcelonës që shfaqi talentin edhe në vallëzim. Natyrisht pas dasmës, pushime në det.
Postime te ngjashme
Add A Comment
