Kryeministri Edi Rama e quan të turpshëm ngjarjen në Kuvendin e Kosovës, ku kryeministri Albin Kurti u sulmua fizikisht. Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës. “Të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta”,-shkruan Rama.
Ndonëse prej disa orësh, deputetët e opozitës e kërkojnë kryeministrin Edi Rama që të jetë në seancë për të dhënë llogari për kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, kreu i qeverisë ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me aktet e dhunës në Kuvendin e Kosovës.
Postimi i plotë
Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit!
Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!
Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton… pic.twitter.com/w0Sbu3btQJ
— Edi Rama (@ediramaal) July 13, 2023
