Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ nuk ka dalë i bashkuar në këshillin bashkiak të Lezhës.
6 Keshilltarët e zgjedhur në 14 Maji, 4 nga Partia e Lirisë dhe 2 nga Rithemelimi nuk kanë mundur të krijojnë grup të përbashkët politik edhe pse një strukture e tillë kërkon vetëm 5 anëtarë.
Por përveç koalicionit rezulton të jenë përçarë edhe vetë partitë brenda tyre.
Një keshilltar i propozuar nga Rithemelimi dhe një nga Partia e Lirisë i janë bashkuar Partisë Demokratike zyrtare dhe i japin kësaj të fundit kryesimin e grupit të opozitës edhe pse ka vetëm 2 anëtarë.
Mësohet se tek PD zyrtare kanë shkuar Kristian Gjidoda i Rithemelimit dhe Alfons Trashaj i PL.
Ky grupim ka po ashtu në përbërje një përfaqësues nga Partia Agrare dhe një nga Fryma e re Demokratike.
Grupimi tjeter politik i perzier që u vetëquajt Beselidhja do të drejtohet nga Aleanca Arbnore që ka dy këshilltarë, pjesë do të jenë 3 anëtarë të koalicionit Bashkë Fitojmë të propozuar nga PL, një këshilltar nga Rithemelimi dhe një nga Partia e Legalitetit.
Dy Këshilltarët e Partisë Reblikane nuk i janë bashkuar asnjë grupi politik duke pritur vendimarrjet e kryesisë. Këshilli Bashkiak i Lezhes ka gjithsej 41 anëtarë që përfaqësojnë 14 parti politike. Grupi që dominon është ai i Partisë Socialiste me 9 anëtarë.
