Një operacion ndërkombëtar mes Shqipërisë dhe Italisë ka çuar në arrestimin e dy personave në Lezhë.
Të akuzuar nga Gjykata e Brescia-s si pjesëtarë të një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike, janë arrestuar në Lezhë me qëllim ekstradimin drejt Italisë 2 shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit Tonin Kameri alias Aleks Ionescu, 44 vjeç dhe P. B., alias Pavlin Tuku alias Pavlin Bregaj, 32 vjeç, të dy banues në Lezhë.
Gjithashtu, Policia e Lezhës ka ndaluar shtetasin D. M., alias D. K., 48 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se me vullnetin e tij të lirë, ka lejuar kushëririn e tij, shtetasin T. K., alias A. I., që t’i përdorë identitetin për t’iu shmangur Policisë italiane.